Kosovë, 22 mars 2014 – Djaloshi nga Kosova i shndërruar në femër, Edona James, i cili u bë i famshëm për aferën me ish-futbollistin gjerman Stefan Efenberg, është rikthyer në vendlindje.

Edona James, ishte mysafire në emisionin “Prive Klan Kosova”, ku ka deklaruar se është nga Suhareka dhe se gjatë viteve të luftës kur ishte vetëm 6 vjeç është shpërngulur në Gjermani.

Ajo tregon historinë e saj dhe se si ka nisur t’i ndryshojë hormonet që nga mosha 13 vjeçare, duke e shëndruar veten tërësisht në një tranvestit.

Kur ka filluar të kryejë operacionet e para të gjinjve dhe pamjes fizike të saj, sa i kanë kushtuar të gjitha operacionet dhe gjithçka rreth jetës së “saj” i rrëfen në emisionin “Prive Klan Kosova”, në videon e mëposhtme.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/