Një 42-vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Montecchio Maggiore (Vicenza), është zënë në pritë nga një i panjohur dhe ka mbetur i plagosur rëndë me thikë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa 42-vjeçari shqiptar ishte duke hapur lokalin e tij “Seven Lounge bar”, kur u godit me thikë nga një shtetas Italian.

Shqiptari ka marrë plagë të rënda në mushkëri dhe në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit autori u zhduk, duke humbur gjurmët e tij. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërsa autoritet italiane kanë sekuestruar kamerat e sigurisë përreth.