Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Një 53-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij në Selanik.
Mediat greke raportojnë se shqiptari e ka goditur vazhdimisht me thikë në bark gruan dhe për shkak të plagëve të marra, 44-vjeçarja ka humbur jetën.
Pas krimit shqiptari është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë ku ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar në spitalin Papanikolaou ku po merr ndihmë mjekësore.