Një i ri shqiptar është vrarë nga grabitësit në Brazil.
Viktima është Alban Gropcaj 28 vjeç, i cili i së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, ishin pasditen e së hënës në qytetin brazilian të Fortalezas kur ranë pre e grabitjes.
Në momentin që ata kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona me dy motorçikleta. Nën kërcënimin e armës, autorët u kërkuan atyre paratë, por shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë.
Kështu, njëri prej autorëve nuk hezitoi të përdorte armën dhe e qëlloi duke i marrë jetën. Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe është jashtë rrezikut për jetën. Raportohet nga mediet italiane se shqiptari me italianin kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.