Shtëpia e Bardhë ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Joe Biden, gjatë një konference të mbajtur për zjarret me zyrtarët shtetëror dhe federal në Idaho, Kaliforni.

E derisa po fliste për një numër të madh të zjarreve, në një moment Biden se dëshiron të dëgjojë më shumë nga George Geissler nga Shoqata Nacionale e Pyjeve.

“A mundem t’ju pyes diçka”, e pyeti Bideni. “Natyrisht”, iu përgjigje Geissler.

“Një prej gjërave në të cilat kam punuar me disa tjerë ishte…”, shtoi Biden teksa transmetimi u ndal pa asnjë paralajmërim.