Në prag të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të planifikuara për këtë të shtunë në Oman, Shtëpia e Bardhë ka dhënë një paralajmërim të fortë ndaj Teheranit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që Irani të kuptojë se “të gjitha opsionet janë në tryezë” për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, theksoi se bisedimet do të jenë “të drejtpërdrejta” dhe se presidenti Trump mbështet negociatat ballë për ballë si rrugë drejt zgjidhjes. Ajo theksoi se qëllimi përfundimtar i administratës është të garantojë që Irani të mos zhvillojë kurrë një armë bërthamore.
“Ndonëse Presidenti beson në diplomaci, ai e ka bërë të qartë se Irani ka një zgjedhje për të bërë: të pranojë kërkesat e tij ose të përballet me pasoja të ashpra”, tha Leavitt. “Do të jetë ferr – dhe kështu ndihet presidenti,” përfundoi ajo.