Thomas Thucel e sheh veten me tre sulmues në këtë fillim sezoni në Premier League, Sterling-Havertz dhe Armando Broja. Timo Werner vendosi të rikthehet sërish te Leipzig, me shpresën për të gjetur formën e tij më të mirë, pasi aventura në Londër rezultoi një dështim total.

Largimi i sulmuesit gjerman krijon më shumë hapësira për Armando Brojën, duke parë dhe formën e Havertz në sfidën e fundit, nuk është aspak çuditi që Brojën ta shohim titullar, ose në rastin më të keq të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Në të njëjtën kohë, interesimi për “bomberin” kuqezi mbetet shumë i lartë, emri i tij vijon të jetë i pranishëm në tregun e transferimeve. Jo vetëm West Ham dhe Everton, së fundmi sipas mediave angleze, në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesi kuqezi është futur edhe Leeds United.