Agjencia evropiane e Gjithësisë ka publikuar një seri fotosh në të cilat shihen mbetjet e shtratit të lumit të gjatë 1500 km e të gjerë 6,4 km i cili dikur, shumë kaherë, ka rrjedhur nëpër planetin kuq.

Kjo foto kompjuterike e gjeneruar tregon format në trajtë të shtratit të lumit janë bërë në bazë të të dhënave marrë nga fluturakja "Mars express"

Besohet se “struktura e ngjashme me lumin”, e quajtur Reul Volis, është formuar pas  rrjedhjes së ujit në Mars në të kaluarën e tij shumë të largët. Është vërejtur se lumi i lashtë ka pasur shumë degë nga të cilat njëra mund të shihet qartë se si futet në luginën kryesore nga ana veriore. 

Ekspertët komentojnë se fotot tregojnë “morfologjinë pabesueshëm shumë të ngjashme me truallin e Tokës në rajonet e goditura nga krijime akulli.” 

“Për shembull, mund të shohim  struktura që ngjajnë me rrathët koncentrike të mureve të brendshme të kraterit”, thonë në agjenci. Shkencëtarët shpjegojnë se ato, rrathët, mund të paraqesin nivelin e dikurshëm të ujit ose të akullit para se të avulloheshin uji e akulli dhe të zhdukeshin nëpër faza të ndryshme kohore. 

Brigjet e Reul Volisa janë shumë të ashpra e të rrëpirëta  me ngritje paralele që mbulojnë fundin e kanalit. Vlerësohet të jenë krijuar si pasojë e kalimit të pjesë të dheut dhe copave të akullit.

Morfologjia e Reul Volisa tregon se planeti i kuq ka kaluar nëpër histori të ndryshme e komplekse me analogjitë që mund të vërehen në aktivitetet glaciale të Tokës.