ZVICER– Me veshje shumëngjyrëshe, të maskuar dhe me një shkop në dorë mijërë njerëz janë mbledhur në Belalp-Blatten, Zvicër, për t’i dhënë jetë një spektakli të improvizuar me rastin e festës tradicionale 'Hexenabfahrt'.

Të maskuar si shtriga e shtriganë, qindra gra e burra kanë pushtuar pistën e skive të rajonit malor duke shijuar një ditë ndryshe nga të tjerat.

Për 12 km me rradhë ata kanë ecur e kanë rrëshqitur mbi ski si dhe kanë pozuar të qeshur për dhjetëra fotografë që ishin mbledhur për të fiksuar detaje nga kjo festë tradicionale.