Tiranë, 9 prill 2014 – Gjykata ka shtyrë sot seancën në ngarkim të Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Policisë, Dritan Lamaj. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi seancë e rradhës për në datën 15 prill, pasi mungonin dëshmitarët, që ishin parashikuar për t'u pyetur. Në seancën e sotme ishte parashikuar që të dëshmonin familjarët e të ndjerit Dritan Lamaj. Në seancën që zgjati vetëm pak minuta, Frroku i ka thënë trupi gjykues së ai është i pafajshëm dhe se po mbahet në burg me pa të drejtë. Arben Frroku akuzohet se ka vrarë kryekomisarin Dritan Lamaj, një ngjarje e cila është shënuar më 24 shkurt 2013 në rrugën “Ibrahim Dervishi” në Tiranë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





