TIRANË, 22 prill 2013– Drejtësia “dorëzohet” përpara Dritan Dajtit.
I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009 ka “ngërthyer” keqas Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila po shqyrton dosjen penale të tij.
Seanca gjyqësore e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë sërish, pasi avokati i Dajtit nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.
Prokurori Arian Nezha kërkoi caktimin e një avokati të ri, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për vendim.





