Rita Ora sapo ka publikuar një foto interesante për fansat e saj. Ajo shihet në një palestër ku ushtrohet boks dhe ka të veshura doreza boksi.
Sigurisht që ajo është vetëm duke kryer ushtrimet për ta mbajtur trupin në formë, por çka do të mendonit për Ritën si një boksiere? A thua do kishte arritur të njihej në botë ashtu siç njihet me muzikë?, shkruan Indeksonline.
Dy botë të kundërta këto të dyja, por Rita mbetet e freskët, sharmante dhe këngëtare e dashur për publikun.