Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke prezantuar për ndjekësit në rrjete sociale projektin e portit të ri të Durrësit.

Krahas fotos ku duket maketi i sapopërfunduar, Rama shkruan se porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistike në detin Mesdhe.

“MIRËMËNGJES

dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë.”