Nga Artan Fuga

More, ne të gjithë kemi pakënaqësi!

Madje e gjithë bota sot pakënaqësi ka!

Por, nuk është puna aty!

Shqipëria ka disa herë më shumë të pakënaqur sa ishin aty.

Problemi është se për kë votojnë të pakënaqurit, të pakënaqurit përgjysmë, ata që sot janë të kënaqur e nesër janë të pakënaqur, një çikë të kënaqurit, etj.

Këtu është puna dhe ende mbetet pa përgjigje.

Se mos të pakënaqurit ikin, ose nuk votojnë, dhe votojnë vetëm gjysmë të kënaqurit, të kënaqurit, dhe shumë të kënaqurit, dhe ata që varen nga ata për bukën e gojës!

Pakënaqësia dhe vota do s’do janë dy të ndryshme. Puna është si të bësh njësh votën me kënaqësinë dhe pakënaqësinë.

Se pakënaqësinë e shprehte edhe L. Basha madje edhe me hartime më të bukura!