Erzeni siguroi qëndrimin në elitë, pas fitores 2-1 me Korabin. I lumtur pas ndeshjes është shfaqur për mediat trajneri i skuadrës nga Shijaku, Alfred Deliallisi.

“Kam 3 javë që nuk i kam bërë 6 orë gjumë. Janë emocione të mëdha, faleminderit djemve. Ata kanë bërë krenarë të gjithë qytetin sepse janë të gjithë heronj. Falenderoj Xhevahir Kapllanin për mundësinë që më dha. Emocionet kanë qenë të mëdha, ka qenë një ndeshje e luftuar.

Nuk ishte çudi që kundërshtari ynë erdhi deri këtu. Djemtë janë heronjtë e Shijakut. Ndeshja s’kishte fund, shikoja orën dhe i jepja lojtarëve kurajo dhe besim. Ishte një sakrificë dhe falenderoj të gjithë për këto emocione.” – tha ai.