Ardian Ismajli rrezikon të humbas dy miqësoret e kombëtares  kundër Kilit dhe Suedisë më datë 22 dhe 25 mars për shkak dëmtimi.

27-vjeçari u detyra të linte fushën e blertë në fund të pjesës së parë në ndeshjen kundër Milanit.

Ismajli ndjeu shqetësime në kofshën e majtë dhe i është nënshtruar analizave më të detajuara, ku është konfirmuan tërheqjen e muskujve.

Klubi i Empolit, ka njoftuar se mbrojtësi shqiptar ka nisur fazën e riaftësimit, por pa bërë të ditur kohën e rikuperimit.

Sipas shtypit italian, koha e riaftësimit nga ky dëmtim kërkon rreth një muaj kohë. 

Në këto kushte Ismjali do të jetë një mungesë e madhe për Empolin, që këtë sezon lufton për të qëndruar në kategori, por gjithashtu edhe për trajnerin Silvinjo, që kërkon ta ketë të gjithë grupin e gatshëm për dy miqësoret e marsit.

Këto testet do t’i shërbej stafit teknik për të testuar futbollistët dhe për të konsoliduar ekipin që do të luaj në fazën finale të EURO 2024.

Në vendin e tij në ndeshjen kundër Cekis në Air Albania, ku fituam 3-0, Silvinjo aktivizoi mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili pati një performancë pozitive.