Atletiko Madrid dhe Arsenal u ndanë dje me barazim 1-1. Sfida e parë gjysmëfinale në Champions pa dy gola nga penalltitë, ndërsa tensioni nuk mungoi. Ben Uajt po i drejtohej tunelit të stadiumit, ndërsa shkeli mbi stemën e Atletiko Madrid. Trajneri Simeone iu kthye lojtarit të Arsenalit, ndërsa ishte e nevojshme ndërhyrja e sigurimit.

Ishte fillimisht Xhuliano Simeone që u përplas me mbrojtësin e Arsenalit. Dhe pse u duk që trajneri Simeone po i ndante, më pas ishte ai që mori rolin kryesor. Pamjet u bënë virale në rrjete sociale. Kualifikimi për në finale do të vendoset javën tjetër. Sfida e kthimit është rezervuar të martën, më 5 maj.