Krerët e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse dhe amerikane, Valeri Gherasimov dhe Joseph Dunford kanë ritheksuar gatishmërinë e Moskës dhe Uashingtonit për të ripërtërirë memorandumin për parandalimin e incidenteve në hapësirën ajrore siriane.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas të cilës qëndrimet janë konfirmuar në një bisedë telefonike mes dy gjeneralëve.
Linja direkte për parandalimin e incidenteve ajrore mes avionëve ushtarakë rusë dhe atyre të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ishte pezulluar me urdhër të presidentit rus, Putin, pas sulmit ajror amerikan ndaj bazës ajrore siriane në Shajrat.
Në këtë bazë Uashingtoni dyshon se janë vendosur avionët që shkaktuan masakrën në Khan Sheikhun, përmes përdorimit të armëve kimike, akuzë të cilën Damasku zyrtar dhe Moska e mohojnë.
Siria, Moska dhe Uashingtoni gati për bashkëpunim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Netanyahu: Izraeli përgatitet të zgjerojë operacionet ushtarake në Liban
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të popullsisë që pi duhan
Salianji për Deutche Welle: Me Berishën në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet!
Berisha sulmon sërish Salianjin: Rama infiltroi në PD përfaqësuesin e organizatave kriminale





