Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend.
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09:00 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale.
Sa i përket shpërndarjes së vatrave të zjarrit ato ishin:
Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës;
Në fshatin Vilë – Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë;
Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier;
Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës;
Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë;
Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau i Dejës;
Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës;
Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë;
Në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier;
Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë;
Në fshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe;
Në fshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës;
Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës;
Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe;
Në fshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier;
Në fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë;
Në fshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin;
Në njësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë;
Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë;
Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.