Britania vetëm javën e fundit ka një rritje eksponenciale të rasteve me koronavirus. Pak orë para se të bëheshin të detyrueshme kufizimet e reja dhe të mbylleshin hotelet dhe dyqanet e shitjes me pakicë, u raportua se rastet me COVID-19 u rritën me 50% në vetëm një javë.

Kryeministri Johnson është duke biseduar me udhëheqësit e vendeve të tjera të Mbretërisë së Bashkuar për të hartuar një plan efektiv për pushimet dimërore.

Situata kritike dëshmohet raportimi ditor i rasteve të reja të infektuara dhe numri i vdekjeve. Bëhet me dije nga autoritetet mjekësore se vetëm ditën e sotme kishte 18,450 persona të infektuar, një numër dyfish në krahasim me të martën e kaluar. Numri i të vdekurve ditën e sotme u rrit në 506 në Britani.