Kreu i Zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat, Arben Baxhia është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka firmosur shkarkimin e tij nga detyra, pas një sërë shkeljesh të konstatuara nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Shkarkimi i Arben Baxhias është bërë për sjellje të rënda në detyrë.





