Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka reaguar ditën e sotme në lidhje me lajmin për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, i cili disa muaj më parë ka plagosur me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Karabina u shpreh se rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës, por institucionet shtetërore kanë heshtur.

Ajo shtoi se pas reagimit të ministres dhe pranimit të përfshirjen së bashkëshortit të saj në këtë skandal, Policia e Shtetit duhet të japë shpjegime dhe të hedhe dritë mbi motivet e ngjarjes.