Sapo u zgjodh presidenti i ri i UEFA-s në media është përfolur sërish për një tjetër skandal ku dyshohet se ka prekur Kongresin për zgjedhjen e Aleksander Ceferin.Akuza të shumta janë hedhur ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino i cili dyshohet se ka ofruar një mbështetje zyrtare për kandidatin slloven, Aleksander Ceferin, shkruan ‘Goal’.Infantino dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka mbështetur kandidaturën e sllovenit i cili fitoi 42 vota nga 55 anëtarë të UEFA-s.Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të ri i cili përgënjeshtroi çdo akuzë të medieve duke theksuar se ai po vjen në krye të UEFA-s për të ndalur ‘biznesin’ në futboll.“Të gjitha akuzat janë gënjeshtra dhe imagjinatë e medias. Nëse këto që thuhet janë të vërteta atëherë jemi sërish në rrugën e vjetër e të bërit biznes me futbollin. Kjo është pikërisht ajo që unë do të ndryshoj. Ne kemi nevojë për një lider të sinqertë të futbollit që mos ketë fuqi të uritur politikani”, u shpreh presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin.Akuzat shkojë akoma edhe më lart pasi Ceferin dyshohet se kishte fituar mbështetjen e federatave skandinave duke premtuar se do të organizojë Kampionatin Europian gjatë viteve 2024-2028.
Skandali i radhës/ Manipulohen zgjedhjet presidenciale në UEFA
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





