Ceremonia e dhënies së Topit të Artë për vitin 2023 pa një nga skandalet më të mëdha që nga ndarja e këtij çmimi prestigjioz.

Fajin e kanë francezët disi të pakulturuar, të cilët i kaluan të gjitha caqet.

Portieri argjentinas Emiliano Marinez mori çmimin Lav Yashin, pra u zgjodh portieri më i mirë i vitit 2023 dhe e meritoi plotësisht.

Martinez dhe babai i tij qëndruan mënjanë për të komentuar çmimin, ndërsa u shfaq pritja e tij e famshme nga finalja e Kupës së Botës.

Teksa u shfaq portieri, turma nisi me vërshëllimet dhe Martinez dhe babai i tij dukeshin të zhgënjyer. Drogba hyri menjëherë dhe i kërkoi njerëzve që të ndalonin dhe të përpiqeshin që të respektonin sportin.