Tifozët shkodranë, të irrituar pas humbjes, kanë sulmuar me shkopinj ultrasit e Tiranës, “Tirona Fanatics” në pushimin në Reps të Mirditës.
Siç duket edhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon pati përleshje mes tyre dhe tifogrupi kryeqytetas i ka goditur me sende dhe grushta ultrasit e Vllaznisë.
Nga përleshja e tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë kanë mbetur pesë persona të lënduar, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara.
Veç tyre, bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa ultras të të dyja skuadrave për incidentet e ndodhura pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, e zhvilluar këtë pasdite në stadiumin e Kukësit.
Ndeshja përfundoi 0-1 për Tiranën me gol të Hasanit në minutën e 90+7. Dueli u zhvillua në “Kukës Arena”.