Konfliktet familjare jenë të pranishme në të gjitha familjet, por këto janë të pranueshme deri sa mbesin në kuadrin e debatit dhe jo më shumë. Por një video e bërë publike në ‘Jetaoshqef’ tregon debatin dhe degradimin e tij në përleshje mes mamasë dhe vajzës së saj. 

Përleshja ka ndodhur në Morley në Australi, ku nënë nuk ia ka përtuar vajzës së saj. Fakti që ajo kishte harxhuar shumë lekë e ka detyruar atë të marrë masa. Ajo ishte duke ecur me dy vajzat e saj dhe në debat e sipër i bërtet të madhes për lekët që kishte harxhuar. Situata ka degraduar dhe ajo e ka kapur për flokësh, vajza e vogël ka ndërhyrë për t’i ndarë, por e kotë, askush nuk mund t’i jepte zgjidhje kësaj situate derisa nëna ka nxjerrë nervat e saj.