Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me padinë e këtij të fundit për shpifje.

Me anë të një postimi në X, Bardhi shkruan se Rama nuk ka kuptuar asgjë nga çfarë i ka thënë ‘koordinatori juridik’ pasi është i rënduar psikologjikisht. Ndërkohë që në fund, Bardhi thekson se Rama duhet të ndajë mendjen, ka shpifur për atë apo për vëllanë e tij, Olsi Ramën. 

Postimi i Plotë:

Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!