Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Nju Jork, ku një burrë i panjohur ka sulmuar me hanxhar një grup fëmijësh të vegjël. Sipas autoriteteve, 1 person ka humbur jetën, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur rëndë, mes tyre edhe fëmijë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një grua të mbuluar me gjak teksa transportohej me urgjencë në spital, ndërkohë që dy fëmijë dhe një burrë janë në gjendje të rëndë – një prej fëmijëve raportohet të jetë në gjendje kritike.

Autori u neutralizua nga policia në vendngjarje dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u qëllua nga efektivët që ndërhynë me shpejtësi.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vijojnë.