16gusht 2015 – Dinamo e Zagrebit nuk do të llogarisë tifozët ultras në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Elbasan përballë Skënderbeut në Champions League më datë 19 Gusht. Lajmi konrfimohet nga drejtori i stadiumit të Elbasanit, Dritan Kadia.Policia Shqiptare dhe drejtuesit e ekipit të Skënderbeut u tremben trazirave të mundshme nga huliganët kroatë duke bllokuar udhëtimin e ultrasve të Dinamos së Zagrebit drejt Elbasanit. Por si do të identifikohen 700 tifozët e Dinamos që do të udhëtojnë në Elbasan?“Kemi komunikuar me drejtuesit e ekipit të Dinamos së Zagrebit dhe nisur nga incidentet e mundshme që mund të shkaktojnë tifozët vendosëm që të bllokojmë udhëtimin e tyre për në ndeshjen me Skënderbeun.Për ndeshjen e 19 Gushtit Dinamo ka në dispozicion 700 bileta dhe ata që do të udhëtojnë nga Kroacia do të kontrollohen imtësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në fund para futjes në stadium.Tifozët që do të udhëtojnë në Shqipëri, Dinamo e Zagrebit do t’i pajisë me një leje, dokumentet të veçantë me të gjitha të dhënat personale dhe kur të mbërrijnë në Elbasan para futjes në stadium do t’u merret leja dhe do të pajisen me bileta.
Skënderbeu bllokon huliganët e Dinamos së Zagrebit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Konflikti SHBA-Iran/ Ministri pakistanez: Irani ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në bisedimet e paqes
Kriza në Lindjen e Mesme, eurodeputetët i kërkojnë Parlamentit Evropian “frenim” të përkohshëm të udhëtimeve mujore në Strasburg për të kursyer
Ilir Meta kërkesë në GJKKO: Mos më mbani në kafaz me xhama gjatë seancave, dua të qëndroj krah avokatit
Muriqi arrin marrëveshje paraprake për rikthimin në Stamboll





