Taksisti I cili tentoi të vetëdigjet para Kryeministrisë humbi punën 2 ditë më parë pasi i hoqën patentën.

Sipas “BalkanWeb”, ai ishte gjetur 2 ditë më parë në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Më tej zbulohet se ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe tentoi të vetëdigjet para Kryeministrisë, por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë dhe ai u neutralizua.

Gjatë shoqërimit në Policia ai ka thënë se ‘’Nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë’’ duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.