Një gjë e mirë është bërë në tregun e fruta-perimeve në Durrës. Dikur hapësirat e zaptuara nga tregtarët ambulantë tani janë bërë rrugë kalimi për të gjithë qytetarët.

Ndërsa për atë që tregtohet në bankina nga ana e tregtarëve askush nuk jep asnjë garanci. As tregtarët që duan të shesin produktet e tyre nuk dinë nëse janë të rritura dhe të prodhuara me kimikate apo hormone. Një gjë është e sigurt.

Tregu është mbushur plot me prodhime të stinës, të cilat shiten edhe nën kosto, si psh “3 kg domate – 100 lekë” apo produkte të tjera të cilat janë të shformësuara.

Këtë vit, shalqiri dhe pjepri zor se mund të konsumohen. Aq të rrallë i gjen në formën e tyre natyrale, pasi janë të shartuar me kungull në rastin më të mire, ose janë të pjekur me hormone para kohe nga fermerët e zonës së Myzeqesë e gjetkë.

Në mungesë të të ardhurave qytetarët vrapojë të blejnë produktet më të lira pavarësisht se nuk kanë asnjë garanci ushqimore dhe rrezikojnë shëndetin.

K.H.