“Fondi i Komunitetit”, rikonstruktohet një pallat tjetër në Njësinë 4

21/01/2019 - 14:03

Nisma e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikontruksionin e pallateve me “Fondin e Komuniteteve”, do të vijojë edhe gjatë 2019-s. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. “Myslym Alla”.

“Mezi pres që këtë frymë ta vazhdojmë edhe gjatë 2019-ës. Ne kemi miratuar sërish një fond për pallatet. Edhe për ata që kanë qenë ndoshta dyshues. Pallatet e tjera shohin një pallat që ka dalë në dritë dhe inkurajohen edhe ata. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e komunitetit që kanë bashkëpunuar nuk janë bosa dhe pasanikë, janë edhe pensionistë, edhe nga komuniteti rom, egjiptian, edhe njerëz me mundësi të vogla ekonomike. Por, ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje”, tha Veliaj.

Falë projektit të Bashkisë, 45 familjet e këtij pallati të ndërtuar para viteve ’90 dhe ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të kenë kushte më të mira jetese. “Erdha ta shoh vetë se si edhe një lagje, edhe një komunitet, një bllok pallatesh që nuk e ka shtëpinë në qendër të Tiranës, arrin të organizohet dhe të transformojë realitetin e tij. Estetika, e bukura i ndryshon gjërat, e hijshmja, e pastra, e transformon një qytet, ndaj dua të falenderoj shumë administratorin që ka bërë të gjithë banorët bashkë”, tha ai, teksa ftoi që ky shembull të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera.

Unë i dëgjoj njerëzit kur thonë: ‘Është kollaj të bëhet në Bllok, se aty njerëzit kanë më shumë para’. Jo, kjo mund të ndodhë kudo. Mjafton pak bashkëpunim. Kam parë jo vetëm cilësinë e punimeve, por kam parë faktin se këtu është rritur edhe cilësia e bashkëjetesës në komunitet”, shtoi Veliaj.

Krahas përmirësimit të jetës së banorëve që jetojnë në këto pallate, ndërhyrja ka sjellë edhe përfitime ekonomike duke rritur vlerën e pronës dhe ulur faturat e energjisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në emisionin "Me Zemër të Hapur" në News 24 tregoi historinë e tij Denis Murataj, burri nga Shijaku që është në konflikt me ish-gruan

Deputetja e re e Kuvendit për qytetin e Durrësit, Edlira Hyseni e ka nisur ditën e sotme më një postim të ndjerë, dedikuar prindërve.

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili parashikon shpërndarjen e pronave shtetërore tek individët.

Me mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të k

Për herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% t

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfyen dy bashkëshortë të cilët janë bërë prindër për herë të parë në vitin 1982.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, vazhdoi të trajtohej historia e çiftit të azilantëve të cilët pas divorcit e kanë kthyer mar

OBSH ka dhënë alarmin e rritjes së numrit të popullsisë që kategorizohet me aftësi ndryshe në vendin tonë.

“Mbi 280 qendra shëndetësore kanë nisur procesin e akreditimit, një proces që duhet të përmbushet nga çdo institucion shëndetësor, pë