Në shkollë me cigare, duhanpirja ka prekur edhe moshat e vogla

13/11/2019 - 21:40

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja në një strehëz bisedonte me nxënësit e përballë saj, një grup tjetër i klasës tymoste duhan.

Gazetarja Kristi Gongo: Ne jemi nga Top Channel. Brenda oborrit të shkollës janë disa nxënës nën moshën 18 vjeç që po pinë cigare. Çfarë masash po merrni ju për këtë?

Mësuesja nuk iu përgjigj gazetares, por shkoi drejt nxënësve duke iu drejtuar: “Bravo ju qoftë, bravo”.

Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit i ndalon shitjen e cigareve personave nën moshën 18 vjeç. Si dhe përcakton se të gjitha pikat e shitjes  duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç ”.

Nxënësi 16 vjeçar në bashkëpunim me Top Channel, shkoi pranë një kioske në afërsi me shkollën e tij dhe bleu lehtësisht një paketë cigare, pavarësisht se është nën moshën 18 vjeç.

Nxënësi: S’kishte shënime +18 merret paketa, as nuk më tha asgjë… ça moshe ke dhe thjesht ma dha paketën dhe lekët më ktheu kusurin.

-Kjo ndodh në të gjitha pikat e shitjes?

Po, në të gjitha”

-Në shkollën tuaj konsumohet duhan?

Po, jashtë hekurave…

Në gjimnazin “Myslym Keta” në Kombinat, oficerja e sigurisë Vilmona Kosova, tregon se shitës ambulantë përpara shkollës nuk ka më, megjithatë janë disa pika shitjeje përreth, që sipas saj janë të kontrolluara. Por siç u pa edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel  ndodh krejt e kundërta. Edhe pse në kundërshtim me ligjin, shitësit u ofrojnë nxënësve duhan. Madje jashtë kamerave, ata tregojnë se i marrin cigarette dhe të hapura, me copë.

“Ne jemi për parandalimin e çdo konflikti, problemi që mund të ndodh brenda ambjenteve të shkollës, pirjes së duhanit, drogës apo bullizmit. Dhe nëse shoh një rast të tillë raportoj në specialistin e zonës dhe merren masa pastaj normalisht, merret Policia e shtetit me këtë”, thotë Vilmona Kosova. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme.

Hapet spitali i dytë COVID-19. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend.

Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i punës në sektorin privat ka bërë që shumë familje të vihen në vështirësi të madhe për të mbijetuar.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar dy “manuale” se si të veproni në mbrojtje nga koronavirusi i ri, i quajtur COVID-19, kur dilni

Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mësimet jepen online në mënyrë që nxënësit të mos humbasin vitin shkollor dhe të

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar në profilin e tij disa foto që tregojnë grumbullime njerëzish.

Kufizimet në lëvizje, për shkak të Covid 19, kanë frenuar përhapjen e virozave normale duke ndikuar në rënien e flukseve spitalore për sh

Aktualiteti i dhimbshëm që po përjetojmë ka sjellë vështirësi financiare për shtresa të ndryshme sociale, e sidomos për ato në nevojë.

Klubi Rotarian Durrës është solidarizuar me popullin italian, i cili është duke luftuar me virusin vdekjeprurës, Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun tha se mbetet thelbësore ruajtja e stafi