Sherr live/ Burri denoncon gruan: Punon në lokale nate në Zvicër

Postuar: 12/10/2017 - 15:19

Një histori e ngjashme me shumë të tjera ndoshta që nuk janë bërë publike. Sherri mes dy bashkëshortëve vijon edhe pas divorcit.

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24, sjell dramën sociale të dy ish-bashkëshortëve të cilët kanë një vajzë të sëmurë.

Mariglen Greca është 31 vjeç nga fshati Baldushk i Tiranës. Ai u martua në vitin 2008 me Fluturën, e cila ishte nga një fshat afër Mariglenit. Pas një viti martese, çifti solli në jetë vajzën e pare, e cila është 7 vjeç aktualisht dhe shkon në klasën e dytë.

Vajza ka lindur me një problem në zemër (vrimë). Sipas Mariglenit, mjekët në Tiranë i kane thënë që mos t’i bëjnë ndërhyrje kirurgjikale vajzës, pasi me kalimin e kohës do t’i mbyllet. Ndërsa nëna e saj, këmbëngul për ta dërguar vajzën jashtë Shqipërisë për një operacion.

Ata pas 8 vitesh divorcohen në mars të vitit 2016 dhe gjykata i ka lënë kujdestarinë nenës, ndërsa babait detyrimin të paguajë 60 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ta takojë çdo të diel nga katër orë. Marigleni pretendon se ajo nuk ia lë vajzën e tij ta takojë.

Madje ajo ka ushtruar dhe dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar që ai t’i japë firmën, ku nëna ta marri jashtë Shqipërisë vajzën.

Tashmë, çifti është në gjyq. Nëna kërkon heqjen e kujdestarisë prindërore babait dhe Marigleni ka ardhur në studio për të kërkuar drejtësi.

Babai pretendon se nëna nuk kujdeset për vajzën. Ajo më shumë rri jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër. Flutura punon në lokale nate në këtë shtet me periudha të caktuara dhe në këtë periudhë vajzën e lë tek prindërit e saj.

Por nga ana tjetër nëna e 7-vjeçares e mohon që ka shkuar në Zvicër për të punuar dhe thotë se është kujdesur ajo për vajzën për gjithçka. Flutura akuzon ish-burrin se i ka zhytur në borxhe dhe se nuk ka dashur t’ia dijë për vajzën.

“Arsyet e divorcit janë mashtrimet dhe borxhet deri në fyt. Fëmijën e le pa bukë. Borxhet janë marrë vetëm për bixhoz. Ua ka marrë pensionistëve duke i thënë i dua për vajzën po i çonte në bixhoz. Nuk donte t’ia dinte për gruan e vajzën a kanë bukë në shtëpi për të ngrënë. Nuk e di me çfarë fytyre del ai aty. Çfarë ka kontribuuar ai për fëmijën. Nuk ka pyetur njëherë a ka për të ngrënë vajza, a ka pas rroba, a ka pas libra, a është sëmurë”, tha nëna e vajzës.

E pyetur se nëse është kujdesur vjehrra për vajzën për 6 vite, Flutura u përgjigj: Ça vjehrre, moj e ka mbajtur dhe nëna ime. Unë kam qenë nëna dhe babai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe!

Ky ishte qëllimi i ekzistencës së Nënë Terezës.

Sot shënohet 14-vjetori i ditës së Lumturimit të Nënë Terezës.

   Ajet Patozi, emigrant në Greqi, tregon historinë e tij të pazakontë të marrjes së djalit 3 – vjeçar nga gjyshërit e së ëmës, me dokume

Migracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues në Durrës i cili është mjaft i përhapur në qytetin bregdetar, kryesisht në sezonin

15 tetori është një datë e veçantë për personat me shikim të kufizuar, pasi është dita e shkopit të bardhë i cili identifikon këtë katego

   Liza Lamçaj denoncon në emisionin “STOP” marrjen e dyqanit 144 metra katrorë, me vlerë 160 mijë euro, nga efektivi i policisë, Daut Br

   “Më rreh gruaja! Ka një vit e gjysëm që më ka përzënë nga shtëpia, ku jeton me dy djemtë.

Me akuza për skandale seksuale brenda familjes, që nga dhuna tek tradhtia bashkëshortore e deri tek sherret pas divorcit, të dy ish-bashk

   Këtë të dielë Anxhelina nga Lezha ka qenë pjesë e “E diela Shqiptare” në Tv Klan, ku ka ndarë me publikun historinë e saj.