Socialistët do të festojnë sonte në mbrëmje fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Festa do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku të ftuar janë kandidatët e PS-së në listat zgjedhore të 11 majit, edhe ata që nuk fituan.

Kryesocialisti Edi Rama do t’iu drejtohet me një fjalë falënderimi dhe mirënjohjeje të gjithëve.

Kjo festë vjen pas certifikimit zyrtar të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të 12 qarqet e vendit.

Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, i ka cilësuar të manipuluara dhe nuk i njeh zgjedhjet, duke akuzuar kryeministrin dhe Partinë Socialiste.