Pothuajse gjysma e italianëve (47%) thonë se stresi i lidhur me punën është shkaku kryesor i shqetësimit mendor në baza ditore.

Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga Universiteti i Udines, në emër të Festivalit Collega-menti, eventi vjetor kulturor dhe shkencor i Universitetit të Udines nën drejtimin shkencor të Barbara Galavotti.

Raporti, i cili u bazua në përgjigjet e 625 italianëve të moshës 18 deri në 60 vjeç, thotë se mbingarkesa dixhitale është burimi i dytë më i madh i stresit, me 27% që thonë se vuajnë nga efektet negative të hiper-lidhjes.

“Presioni për të performuar ç’sinkronizon marrëdhëniet me veten dhe me të tjerët”, shpjegon Eugenio Mazzarella, profesor asistent i Filozofisë Teorike në Universitetin e Napolit Federico II.

“Zgjidhja është të gjejmë hapësira ku nuk na duhet të vërtetojmë vazhdimisht vlerën tonë”, tha ai.

Siç tha Galavotti, nevoja kolektive për të rifituar ekuilibrin e humbur është fokusi i edicionit të ardhshëm të Collega-menti, i cili mbahet në Romë.

“Ne jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e ekuilibrit për shëndetin e individëve, shoqërive dhe planetit, prandaj menduam për këtë çështje”, shpjegon Galavotti.