Pas lindjes së vajzës së dytë, Abigail-it, këngëtarja Aurela Gaçe fitoi disa kile të tepërta. Mesa duket ajo i “është futur punës” për ta rikthyer trupin në formë dhe për këtë po e ndihmon edhe Soni, ose më saktë po i “merr shpirtin”.

“Ndihmëëëë, po më masakron soni_malaj më ka gjetur më të vogël ( ju e dini që unë dua vetë ë). Vetëm zonjat që kanë bërë operacion prerje-çezariane, e dinë shumë mirë çfarë vështirësie është të rindërtosh shtresat e brendshme të barkut, por nuk ka "nuk mundem" për mua. Para dy javësh as nuk i afrohesha dot këtij ushtrimi”-shkruan Aurela krahas fotos.