“Sot për Kombin është një ditë e zezë betohet për të tretën herë kreu i meduzës i krimit të organizuar shqiptar”. Kështu e ka nisur fjalën e tij ish-kryeministri, Sali Berisha në takimin me demokratët.

“Pas themelimit të PD foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndëisshme dhe historike e juaja, për një PD më të bashkuar më të fortë më të hapur më të sigurtë në të ardhmen e saj. Kjo foltore, nis në një moment më kritik se cdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlamentin shqiptar, betohet për të tretën herë kreu i meduzës i krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, nuk njeh ligj, por që ndërton në këtë tokë narkoshtetin e parë e të vetëm në europë. Sot është ditë mënxyre kombëtare, me betimin për herë të tretë të Ramës si kryeministër ivendit. Në tetë vite ka mjeruar ka varfëruar shqiptarët.” tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha ka nisur sot turin e takimeve me demokratët, një takim i paralajmëruar prej tij, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.  Ai është pritur me ovacione nga mbështetësit, të cilët kanë bohoritur emrin e tij, ”O Sali o hero gjithë Shqipëri ty të do”.