Për afro 7 orë zgjati seanca e djeshme në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe katër biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.
Mësohet se dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye, seanca u shty për sot, pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me provat. Seanca nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fushës, Gentian Sulës dhe Meriman Palushit kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, pasi sipas tyre, provat nuk janë të mjaftueshme.
Sula dhe Palushi nuk ishin të pranishëm fizikisht në seancë, ndërsa u përfaqësuan vetëm nga avokatët e tyre. Të tre akuzohen për korrupsion aktiv. Qëndrimin e tyre e dhanë edhe dy prokurorët Dado e Dumani, të cilët mësohet se kanë kundërshtuar preten dimet e avokatëve, por ende nuk dihet se cilat janë provat e reja që kanë dorëzuar. Do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi, që do të vendosë nëse do të ketë ndryshim mase për Veliajn dhe biznesmenët, i cili njihet edhe si gjyqtari që ka dënuar ish-ministrin Saimir Tahiri.