Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve të Xhamisë së Namazgjasë. Gjatë Konventës Presidenti i PL-së Ilir Meta, do të përcjellë mesazhin e tij për anëtarët e kësaj force politike dhe për të gjithë shqiptarët në një lidhje të drejtpërdrejtë (Live) nga burgu.
Njoftimi:
Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës! Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët.
E shtunë, 1 Shkurt
Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit
Ora 11:00
Së bashku për Fitoren më 11 Maj të ‘5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus’!