Mbahet sot seanca e rradhës në GJKKO, për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë që po gjykohen me proces normal. Në këtë seancë gjyqësore vihet re mungesa e vetë Veliaj, i cili nuk është paraqitur në gjyq ndërsa do të mbrohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.

Në seancën e kaluar, atij iu rrezua kërkesa për transmetimin live dhe daljen nga “kafazi”, ndërsa seanca u shty pas kërkesës së avokatit të ri të Ajola Xoxës që të njihet me aktet.