Seanca në GJKKO për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali është shtyrë. Paraprakisht mësohet se edhe pse kanë kaluar dy orë, seanca ende nuk ka nisur. Shkak për këtë duket se është bërë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen.

Çështja i ishte caktuar gjyqtares Etleva Deda, por duke qenë se ajo ndodhej jashtë vendit, i ka kaluar gjyqtares Irena Gjoka. Me rikthimin e gjyqtares Deda çështja i ka kaluar sërish asaj për shqytim.