Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënua me 1 vit e 6 muaj burg ish-drejtorin e Kadastrës së Beratit Ervin Nelaj.

Më herët sot, SPAK ka njoftuar mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjyq, ku ka kërkua 3 vite burg për ish-drejtorin e Kadastrës.

Gjithashtu me 1 vit e 4 muaj është dënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Ndërkohë për Toton SPAK kishte kërkuar 2 vite burg dhe më pas pezullimin e dënimit.

Dënimet për dy ish-zyrtarët janë me gjykim të shkurtuar.