GJKKO me kërkesë të SPAK lëshon 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Policia ka nisur ekzekutimin e masave, ndërkohë ka dyshime se këta persona kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit.

Sipas të dhënave të para, mësohet se zyrtarët e Universitetit Bujqësor kanë abuzuar me tenderat.

Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se kemi të bëjmë me abuzim me tendera.

Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz.

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga

ARREST SHTËPIE

1) Agim Sefa
2) Arjan Buliqi
3) Serafin Skënderi
4) Ilir Kusi
5) Dritan Laçi
6) Azem Parllaku
7) Artur Koleci
8) Radion Dhromi
9) Blenard Spaho
10) Tedi Proda

Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.