Një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  është zhvilluar paraditen e sotme në Kadastrën e Vlorës.

Mësohet se ky operacion i papritur, ka për qëllim sekuestrimin e disa dosjeve “të nxehta” për pronat në jug të vendit.

Nuk dihet deri tani nëse ka persona të shoqëruar, apo qëllimi i prokurorëve ka qenë vetëm marrja e dosjeve për hetime të thelluara të tyre.

Në orët e fundit në krye të Kadastrës së Vlorës ka pasur ndryshime. Drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.