Mediat greke e kanë cilësuar ndërtimin e spitalit të ri memorial të Fierit si një ndërhyrje të “paparë” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në fushatën e kryeministrit Edi Rama.

Për mediat greke, kjo është një dhuratë e pastër e Erdogan për kryeministrin e Shqipërisë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ato theksojnë edhe detajet nga fjalimet e secilit, Ramës që deklaroi se “Shqipëria është me fat që ka Turqinë”, apo Erdogan që iu referua si “vëlla” popullit shqiptar.