Kapiteni i Teutës, Renato Arapi foli pas fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë.

“Po sigurisht që çdo trofe ka emocion te veçantë por më shume kur e merr me qytetin e lindjes shpresojë të vazhdojmë kshu. Me 3- 4 përforcime mund të  vazhdojmë me tej.

Sigurisht që baza e ekipit të ruhet dhe përforcimet të jenë cilësore dhe shpresoj qe lëvizjet të jenë të kontrolluara. Nje lojtar që mund ta zëvendesojë Kallakun është Rroca, besoj çdo repart ka nevojë për përforcime.

Ekipi duhet te jetë i plotë. Me thënë të drejten eshte e papershkrueshshme. Shume pak lojtarë kane lëvizur dhe e ne ne kemi b4rë mirë në kampionat edhe ne kupe e kemi pasur me veshtire se Tirana se kemi pasur kundershtare me te forte se Tirana. Meqë ma kujtove dua te falenderoj Shkembin dhe stafin e meparshem se kane bere pune te mire.

Sigurisht pas ardhjes se Martinit kryesore ishte harmonia, na ndihmoi edhe stërvitja gjatë pandemisë. Ajo na ka dhene nje shtyse. Në fakt dua të falenderoj stafin drejtues tifozat dhe presidencen.  Ky trofe eshte për tifozët se e meritojne.Nqs ky projekt do vazhdoje edhe tifozet do rikthenen”.