Bledi Shkëmbi nuk i dramatizon humbjet në miqësore, ndërsa hapur e thotë që këto dy ndeshje ishin një mundësi për të mbajtur grupin në tonus para rifillimit të kampionatit. Gjatë një bisede për takimet e zhvilluara kundër Shqipërisë U-20 dhe Orikumit, trajneri u shpreh:

“Nuk mendoj se ndikon rezultati i ndeshjeve miqësore për garën. Ndoshta mund të jetë një rezultat që bën çudi, por në fund të fundit ishte vetëm një ndeshje stërvitore. Donim që të shihnim disa gjëra, provonim ndonjë skemë dhe ruanim ritmin kampionatit. Por ndikim nuk ka. Pastaj, ishte një grup i cunguar, pasi sikundër u pa, ne kemi luajtur dy ndeshje dhe në të parën provuam shumë lojtarë të akademisë, të cilët duhet t’i shikojmë”.