Interi projekton Alegrin nëse largohet Konte, ish-trajneri i Juves vendos 2 kushte për mesfushën zikaltër

14/08/2020 - 14:55

“Kam parë sulme të paarsyeshme kundër skuadrës dhe kundër meje dhe jam mbrojtur shumë pak nga klubi. Kështu që këto 82 pikë janë të merituara nga lojtarët dhe unë. Janë të miat, stafit dhe futbollistëve. Duhet të flasim me presidentin, i cili është në Kinë…”.

Shigjeta e lëshuar nga Antonio Konte pasi përfundoi sezonin në Serinë A i hodhi benzinë zjarrit mes trajnerit të Interit dhe drejtuesve të klubit, duke u hapur derën këtyre të fundit që të mendojnë për planin B në rast se do të kemi një divorc me trajnerin aktual: Masimiliano Alegri.

Pak ditë më vonë, pavarësisht kualifikimit të zikaltërve në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, ujërat nuk duket se janë qetësuar plotësisht dhe torinezja “Tuttosport” sjell në vëmendjen emrin e ish-trajnerit të Milanit dhe Juventusit si kandidat për të zëvendësuar Konten. Dhe Alegri ka vendosur dy kushte nëse do të pranojë këtë detyrë”: transferimin e Milinkoviç-Saviçit dhe Toni Krosit. Ai është i dashuruar me mesfushorin gjerman të Realit dhe ka shfaqur interes për të që kur drejtonte “Zonjën”.

Transferimi i Krosit duket më i thjeshtë, duke qenë se ai e ka mbyllur ciklin e tij në “Bernabeu” ndërsa Lacio kërkon për mesfushorin e saj 80 milionë euro.

Por nga ana tjetër, nëse do të vazhdohet me Konten, ai ka vendosur kushte për të qëndruar në stol. Tangui Ndombele, mesfushori i Totenhemit, është një nga kërkesat e tij. Dhe përveç mesfushorit francez, ai kërkon një zëvendësues edhe për qendërmbrojtësin në largim Milan Shkrinjar (është i pakënaqur edhe nga Godin).

Krahu i majtë i mbrojtjes është gjithashtu një repart që duhet përforcuar dhe dëshira është Emerson Palmieri (Çelsi). Por Konte duhet të krijojë konkurrencë edhe për Lukakun dhe ëndrra e tij mbetet Xheko, edhe pse nuk përjashtohet një alternativë më pak e kushtueshme si ajo e Zhirusë. Për Stiven Zhang duket një verë e nxehtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kampionati i Kategorisë Superiore duhet të kishte nisur më 12 shtator, por klubet e organizuara në Ligën Profesioniste të Futbollit mendu

Manchester City ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të akademisë së tij, Jeremy Wisten, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 17-vjeça

Ditën e sotme në mediat angleze qarkulloi lajmi se Paul Pogba kishte braktisur kombëtaren e tij.

Marash Kumbulla është dalluar edhe jashtë fushës së blertë, e për këtë mund të flasë shumë ish-profesori i tij i gjimnasit.

Milani merr një goditje të rëndë vetëm disa orë para ndeshjesh ndaj Romës.

Në Itali pritej që numri i tifozëve në stadiume të rritej deri në masën 30%, por shtimi i infektimeve me Covid-19 ka bërë që presidenti G

Teuta e Edi Martinit ka shkëlqyer në testin brenda familjes, duke triumfuar me rezultatin 9-1 ndaj ekipit U21 në ndeshjen e zhvilluar në

Dy muaj pasi përfundoi dënimin në Paraguaj, Ronaldinjo është infektuar me COVID-19.

Një hap tjetër në historinë e Formula 1 për Lewis Hamilton. Me fitoren në Portugali britaniku koleksionon fitoren e 92-te duke kaluar edh

Khabib Nurmagomedov siguroi një fitore mahnitëse ndaj Justin Gaethje në duelin kryesor të UFC 25, me luftëtarin amerikan që u dorëzua në