Një kompani mediatike për të përmirësuar xhiron e fitimeve. Mendohet të jetë kjo ideja sipas të përditshmes ekonomiko-financiare italiane “Sole 24 Ore”, e “Bc Partners” për Interin në rast se do të arrihej marrëveshja me “Suning”.

Gjatë ditës së enjte ka pasur një kontakt të ri mes familjes Zhang dhe fondit europian, që vlerëson klubin mes 400 dhe 500 milionë eurove përtej borxhit neto që i afrohet 350-400 milionëve, një vlerësim nën 950 milionët që dëshirojnë pronarët e klubit zikaltër.

Zhang kishte refuzuar fillimisht zërat mbi një mandat të “Rothschild” por nuk e ka mohuar artikullin e “Sole 24 Ore” që i referohej takimeve (në video) me karakter eksplorues me “Bc Parters” dhe fondin “LionRock”, pronar të një kuote minoritare tek Interi (për momentin kapitali i klubit zikaltër zotërohet për 70% nga “Suning” dhe 30% nga “LionRock”).

Siç është raportuar nga “Corriere dello Sport”, dosja për fondin ndiqet në vetë të parë nga përgjegjësi i investi meve të “Bc Partners”, Nikos Statopulos. Është mirë të skarcohen hipoteza pak realiste, marrëveshja me një ndërmjetës të këtij kalibri nuk mund të limitohen në hyrje e në minorancë.

“Bc Partners” është një nga investitorët financiarë europianë më aktivë, ndjek operacione prej më shumë se 300 milionësh dhe deklaron (edhe në sajtin zyrtar) thirrjen për të marrë kontrollin e ndërmarrjeve, zgjedhjen e menaxhimit dhe përcaktimin e strategjive.

Në të kaluarën ka mbajtur klube ne portofol për 5-7 vite dhe (si gjithë fondet me kapital privat) ka interes për të marrë në kontroll biznese me rezultate pak brilante, t’i riorganizojë, të përmirësojë performancën për t’u shitur më pas me një kthim në investim prej së paku 10-15% vjetor.

Kjo do të thotë minimalisht t’i dyfishojë vlerën në pesë vite, nëse nuk mund të realizojë këto kushte investimi nuk përmbushet.

Po kush është Nikos Statopulos? I vitlindjes 1969, pesë gjuhë, një master në administrim biznesi në “Harvard Business School”, me Çelsin si skuadër të preferuar dhe kontrollin e negociatave italiane për “Bc Partners”. Sot, sipas thashethemeve ka në dorë dosjen e Interit për fondin me seli në Londër.